Duke bërë një pasqyrim të shpejtë të regjimit diktatorial dhe izolimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë takimit të 70-të të Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit gjithë transformimin që ka pësuar vendi ynë, kryesisht në turizëm.
Ai deklaroi se Shqipëria nga një vendthellësisht në izolim, është shndërruar në një vend që synon të zërë vendin e parë sa i përket turizmit.
“Në këto vite jetë tonat, ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të veçuar nga të gjithë ju që keni ardhur nga perëndimi dhe lindja. Për ju që vini nga lindja mund ta kuptoni më mirë gjithçka kemi kaluar, por ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës së izolimit dhe brutaliteti që kam hasur. Deri përpara 3 dhjetëvjeçarësh kemi pasur vetëm 5 mijë turistë. Kanë qenë turistë marksistë-leninistë, dhe vinin nga partitë e majta ekstreme dhe kishin mundësi të vinin në Shqipëri që asokohe ishte Koreja e Veriut në Europë. Ata kalonin doganën në Aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi nëse kishin mjekër ose flokë të gjata. Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot është tërësisht ndryshe, me shifra të larta të turizmit”, u shpreh Rama.
Kryeministri vuri theksin te nevoja për gërshetim të natyrës me arkitekturës. Ai u shpreh se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, përpos suksesit, mbart me vete edhe mjaft sfida, për të cilat do duhet që të gjenden zgjidhje.
“Ju e dini që ky nuk është sukses në vetvete, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë e zgjidhim që Shqipëria të ecë në mënyrë të qëndrueshme. Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhen gërshetuar këto të dyja”, tha Rama./rtsh.al/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...