Trajtimi i ujërave të ndotura, Rama: Proces që përmirëson dhe rrit turizmin në Shqipëri

11:33 | 29 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se po vazhdon puna e task forcës për vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka theksuar se ky proces rrit dhe përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri.

“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën task forca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme