Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Kamëz, periferi të Tiranës, ku për pasojë kanë humbur jetën një vajzë 7-vjeçare dhe një 29-vjeçar.
E gjitha skena e tmerrit ka ndodhur pasi një grua ka humbur drejtimin e automjetit, një makine me targë AA071UA, duke u përplasur fillimisht me një djalë të ri, 29-vjeçarin me inicialet R.I, i cili udhëtonte me biçikletë.
Gruaja me inicialet R.K humbi kontrollin pranë shinave të trenit në Rrugën e Kamzës. Ndërsa pas përplasjes me biçikletën, ajo ka goditur me automjet edhe tre këmbësore, një nënë me dy vajzat e saj të vogla, 6 dhe 7 vjeçe.
Nga goditja që kanë marrë këmbësoret, fatkeqësisht ndërroi jetë vajza 7-vjeçare me inicialet E.N, ndërsa motra e saj 6 vjeç po me inicialet E.N, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Edhe nëna e tyre, V.N mbeti e plagosur.
Ndërkohë i riu me biçikletë, ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë nga automjeti.
Policia njofton se makina që shkaktoi aksidentin dhe shoferja ndodhen në vendngjarje ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Policia sqaron dinamikën e ngjarjes: Gruaja humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat)”.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...