Tragjike në Durrës, trupi i pajetë i një 50-vjeçari gjendet i mbytur në breg të detit

08:41 | 6 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 të Durrësit.

Një 50 vjeçar, ende i paidentifikuar është gjendur i mbytur në breg të detit. Policia njofton se nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme