Rasti tragjik që u regjistrua sot në Vlorë, ku një nënë e re u vetëflijua së bashku me fëmijën duke u hedhur nga pallati, shokoi mbarë opinionin.
Psikologia, Silvana Loka, në një intervistë për Rtv Ora thotë se familja shqiptare është në krizë të thellë dhe ka nevojë të ndihmohet.
Loka: Shpreh keqardhjen që shoqëria shqiptare në vazhdimësi përballet me atë që unë e shikoj si një krizë të madhe të familjes shqiptare. Vetëvrasja nuk është sjellje që ndodh aty për aty, nuk është vendim që merret aty për aty, pa pasur paraprakisht arsye madhore për të cilat personi mendon që kjo jetë nuk ja vlen më të jetohet. Fillimisht njeriu humbet arsyen për të jetuar dhe pastaj kalon në vendimin për të vrarë veten. Për më tepër në rastin në fjalë kemi një nënë të re që bashkë me veten vendos të vrasë dhe fëmijën.
Vijmë pas një viti që ka provokuar shumë tension të brendshëm te individi, familja dhe shoqëria. U humb shumë. Ishte një vit që individi dhe familja do të kërkonte ndihmë të jashtëzakonshme nga strukturat për tu ofruar mbështetjen sociale. Faktorë të tjerë lidhen me strukturën e familjes. Nuk është individi në krizë por familja në krizë dhe ka nevojë të ndihmohet. Familja para se të gjykohet ka nevojë për tu ndihmuar dhe besoj që familja shqiptare është në nevojë të madhe për tu ndihmuar, është në udhëkryq shumë të madh.Kjo është një përkrahje e lënë në tentativë.
Mes shumë faktorëve ndikim negativ sheh edhe politikën. Ajo thotë se është fajtore për situatën ku ndodhet familja shqiptare sot.
Loka: Politika në vetëvete krijon pasiguri. Po kështu politika modelon agresivitet, është fyese, denigruese. Besoj që politika ndër të tjerë faktorë është fajtore për këtë krizë shumë të madhe ku gjendet familja në Shqipëri.
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...