Teksa kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Himarë ku ish-efektivi Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit, rrëfime tronditëse tregojnë për atë çfarë ka ndodhur.
Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen për “News 24” se si Arjan Tase kreu krimin e rëndë. Sipas tij skafi i drejtuar nga Tase u afrua aty ku po laheshin shumë pushues. Ai rrëfen se mjeti lundrues u ankorua duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg.
Më tej dëshmitari tregon se Tase ka bërë manovrime të rrezikshme dhe nuk është ndalur edhe pse pushuesit kanë bërtitur që të ndalonte. Ai shton se Tase morri drejtimin e skafit për nga jugu dhe goditi me mjet vogelushen Jonada, trupi i të cilës ishte copëtuar nga helikat e skafit ndërsa dikush i kishte hodhur një peshqir sipër.
Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se sipas dëshmitarit, Tase pasi e pa këtë skenë, ishte i qetë dhe nuk pati ndonjë ndryshim në sjelljen e tij.
“Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë.
Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi.
Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak…
Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg.
Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të saj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë”, tregon dëshmitari okular./Opinion.al
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë