Tragjedia e Himarës, Meta: Populli është rizgjuar, po reagon fort

20:14 | 4 Gusht 2022
E.H

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme në Tiranë e cila vjen dy ditë pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada AVdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Meta tha se sot ndryshe nga herët e tjera kemi një popull që ëhstë zgjuar dhe po reagon fort, të t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë.

“Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, kjo është e qartë. Nuk mjaftojnë të gjitha rastet, por mjafton vrasja e të riut Rasha, se si u vra një fmëijë që shkoi të blejë një paketë, se si u fabrikua nga shteti për të nxjerrë djalin si vrasës. Për ngjarjen e sotme ne akoma nuk kemi një hetim, kuptojmë që këtu nuk kemi një shtet por një bandë. Por tani kemi një popull që është rizgjuar”, tha Meta./abcnews.al/

Të ngjashme