Maralba Metko, shqiptarja që humbi djalin dhe bashkëshortin në një aksident të rëndë në Kanada, ka rënë në koma. Kështu raportojnë sot mediat kanadeze, sipas të cilave, Maralba Metko është në gjendje kritike. Ndërsa vajza e saj 9-vjeçare Brianna, që gjithashtu u plagos në aksident, fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe paraqitet në gjendje të stabilizuar.
Familja shqiptare në Kanada, Fatos Metko 45 vjeç, gruaja Maralba dhe dy fëmijët Fioralb 14 vjeç Brianna 9 vjeç, po udhëtonin nga qyteti i Calgary drejt Ontarios. Automjeti i tyre u përplas me një dre dhe më pas me një makinë tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën babai dhe djali, Fatos e Fioralb Metko.
Ndërsa nga automjeti i dytë humbën jetën dy persona, mes të cilave një vajzë 9 vjeç.
Maralba dhe vajza mbetën të plagosura. Ilir Kuqi, Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, konfirmoi gjithashtu se Maralba ndodhet në koma. Për familjen Metko nga Erseka është hapur edhe një llogari për të mbledhur donacione. Kuqi u shpreh se shumë shqiptaro-kanadezë kanë kontribuuar.
“Është me të vërtetë për të ardhur keq, nuk e dimë se çfarë do të bëjnë. Komuniteti shqiptar këtu do të përpiqet të bëjë gjithçka sa mundet, të gjejë apo të flasë me dikë për t’i ndihmuar në çfarëdo mënyre apo formë. Ne kërkojmë mbështetje për këtë familje të bukur në një moment jashtëzakonisht të vështirë”, thotë Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.
Të martën është hapur donacioni online për të ndihmuar familjen Metko, dhe deri më tani janë mbledhur më shumë se 13 mijë Dollarë./tvklan.al/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...