Një 82-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte n vajzën tij Rukije Musaku (Tara) 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Pas krimit të rëndë i moshuar ka vrarë veten.
Sipas informacioneve paraprake të korrespodentit të RTSH-së mësohet se 40-vjeçarja kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve.
Fëmijët jetojnë me babain në Berat ndërsa para rreth një javë është rikthyer që të jetojë në shtëpi me të atin në Berat.
“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”- njofton policia./rtsh.al/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...