Një i ri shqiptar, 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra. Siç raportojnë mediat italiane, 27-vjeçari shqiptar është identifikuar si Nertil Bushi dhe ishte duke punuar në një çati.
Tragjedia ndodhi në Castelfiorentino, ku i riu i cili jetonte në Bibbiena, po punonte për të mbuluar një depo. Por para se shqiptari të binte nga çatia, mësohet se në kapanonin ku ai po punonte, kishte rënë zjarr. Bëhet e dituar se ai është përpjekur që t’i shpëtojë zjarrit, por ende nuk ka një version zyrtar nga ana e autoriteteve.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...