Një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës. Ndërsa dyshohet të jenë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane.
Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.
Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.
Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi./abcnews.al
Raporti i Progresit për Shqipërinë, Rama: Raporti me pozitiv...
Pacolli: Dashuria dhe respekti nuk harxhohen sado që dhurohe...
Reali ndihmon me 1 milion euro të prekurit nga vërshimet në ...
Koreja e Veriut: Raketa e re që testuam ishte Hwasong-19
Vazhdon rinovimi i objektit ikonik, ish- Gërmia/ Rama: Do ta...
Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllok...