Pushimet verore kanë rezultuar fatale për një grua shqiptare.
26-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur është nxjerrë nga deti në zonën e Matera pa shenja jete.
Sipas mediave italiane, ajo u vu re nga rojet bregdetare në ujë me vajzën e saj 6 vjeçare aty pranë. Ata u hodhën në det për ta shpëtuar, por ndërhyrja e tyre ishte e vonuar.
“Në Metaponto Lido, një grua me origjinë shqiptare e moshës 26 vjeç, dhe jo 35 vjeç, siç u mësua në fillim, me pushime me burrin dhe fëmijët, vdiq nga mbytja”-thuhet në njoftimin e policisë italiane.
Për momentin nuk dihen shkaqet që i morën jetën gruas, ndërsa vajza e saj ndodhet në një spital të Potenza jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, dy rojet bregdetare u larguan nga puna, me arsyetimin e mungesës së ndihmës së parë ndaj pushuesve./ora/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...