Google ADS

Trafiku nga Shqipëria, kapen 7.4 kilogramë heroinë në Itali

12:27 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të paktën 26 persona u arrestuan në një operacion të policisë italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mediat italiane raportojnë se heroina dhe kanabisi vinte nga Shqipëria dhe gjatë operacionit u sekuestruan 7.4 kilogram heroinë dhe 38 kilogram kanabis. Baza e shpërndarjes së drogës ishte qyteti i Napolit dhe provincat rreth tij.

Hetimet kishin filluar që në maj të vitit të kaluar 2016, ka çuar tashmë në arrestimin e 26 personave dhe sekuestrimin e drogës me vlerë mbi 500 mijë euro./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme