Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek.
Sekuestrohen 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45 vjeçar nga Saranda
Nga kontrolli i ushtruar, Policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lënde narkotike.
Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Pas kontrollit të imtësishëm në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i dretuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...