Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar sot hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjatë fjalës së tij në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Meta u shpreh se është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.
Meta ka shtuar se ishte i nderuar që mori pjesë në forum për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore, nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.
“Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse. Mbrojta e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!”, ka thekisar presidenti.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida