Shqipëria nuk përfshihet në vendet me rrezik të lartë për trafikimin e qenieve njerëzore. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i është referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të këtij viti për Trafikimin e Personave në një prezantim të masave të ndërmarra.
Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti për veprën penale Trafikim i personave të rritur janë evidentuar gjithsej 9 vepra penale, të cilat janë zbuluar nga strukturat policore.
Departamenti Amerikan i Shtetit citon në raport se “Gjykatat në Shqipëri nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021”.
Por, në fokus mbetet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe koordinimi i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit./abcnews.al
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...