Policia vuri në pranga një prej personave që tentoi të dërgonte pakot me pjesët e kallashnikovëve drejt Londrës, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkë-punëtori i tij.
Uniformat blu kanë arrestuar 32-vjeçarin Saimir Çullhaj, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve”, ndërsa në kërkim është shpallur një 47-vjeçar nga Durrësi.
Policia ka arritur të dokumentojë se këta 2 persona janë autorët e dërgimit të tre pakove, në një prej agjencive të postës së shpejtë, ku brenda tyre janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, shkruan Top Channel.
Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit marijuanë “çokollatë”, ndërsa në banesën e 47 vjeçarit të shpallur në kërkim, policia gjeti 4.5 kg kanabis si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.
Për këtë rast u ngrit një grup hetimor special me përbërjen e gjithë agjencive ligj-zbatuese, ndërsa kontakt i vazhdueshëm është mbajtur edhe me shërbimet partnere. Zbulimi i kësaj tentative trafikimi të armëve luftarake, përmes aeroportit të Rinasit, vjen në një kohë kur policia ka shtuar masat anti-terror, pas disa sulmeve në Europë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të ISIS.
Interesante
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...
“Mbreti egjiptian” i pandalshëm, shënon gol dhe asiston bren...