Në pjesën e parë të emisionit, Top Story zbuloi një palestinez, i quajtur Salim Sheik Jusuf. Ky është një personazh kontrovers, i akuzuar për trafik të arabëve. Emri i tij është përmendur edhe nga Ambasada Palestineze në Tiranë, në një Memo sekrete, që publikoi ekskluzivisht Top Story. Aty thuhej se Salim shoqërohet me trafikantë dhe pazaret i bënte në një restorant në qendër të Tiranës, pas 15-katëshit. Salim ka qenë nën vëzhgim vazhdimisht nga shërbimi informativ, për shkak se ndaj tij kishte dyshime për trafik të luftëtarëve të ISIS. Këtë akuzë e pohoi edhe një kolegu i tij arab.
Top Story i bën një prezantim të gjatë palestinezit Salim, pasi ai ka qenë më herët edhe bashkëpunëtor i ngushtë me Suela Kacabanin, motrën e Drejtoreshës së Policisë së Kufirit. Të infiltruari e Top Story-t, i kanë bërë një video Salim, i cili u pyet për pazaret e trafikut që bënte Suela.
I infiltruari: – Ti më ke thënë më parë se ajo kërkonte para për ti futur njerëzit në sistem. 300( euro).
Trafikanti: – Ka qenë më parë por tani nuk i llogarit fare, i duken asgjë. Tani të paktën merr 1000 euro. Sepse e ka motrën shefe të policisë. Suela është motër me shefen e policisë së emigracionit.
I infiltruari: – Po e kuptoj. Është Enkeleda.
Trafikanti: – Ato i marrin bashkë lekët. Jo vetëm për Suelën.
Çuditërisht ky trafikant i rrezikshëm, Drejtorinë e Emigracionit në Tiranë që ndodhet në Laprakë, e ka bërë si shtëpinë e tij. Ai ka lidhje me shumë njerëz aty brenda.
Salim thotë se i ka filluar pazaret me Suela Kacabanin me çmime shumë të ulta. Por më pas ajo i ka rritur shumë çmimet dhe kjo e ka prishur marrëdhënien e tyre.
Trafikanti: – Herën e parë që unë e kontaktova, ajo i bëri letrat për kushëririn tim me 300 euro. Më pas kërkoi 1000. Pastaj 1200, pastaj 1500. Herën e fundit kërkoi 2500 (euro).
Trafikanti: – Ajo më tregoi mua në zyrën e vet, e di ku është zyra? Atje sipër tek xhamllëku. Shkova atje me një mikun tim, që donte të bënte letrat. Ajo kërkonte më shumë para. Unë i thash mos bëj asnjë veprim. Mi lër mua letrat se ti bëj unë. Për këtë gjë ajo u çmend fare me mua./TCH/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...