Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur 1.5 kg kanabis.
Ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.
Më pas, këta shtetas braktisën mjetin dhe tentuan të largohen në zonën e pyllëzuar në terren malor por u ndaluan nga forcat policore dy prej tyre, si dhe u shpall në kërkim personi i tretë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidrovori”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen 1.5 kg kanabis.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin “Hidrovori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. I. 26 vjeç, banues në Shemri, Kukës dhe D. Zh. 19 vjeç banues në Kalimash, Kukës,
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. D. 23 vjeç, banues në Shemri, Kukës.
Ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimeve të shtuara është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.
Menjëherë, punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit.
Shtetasi E. D. braktisi mjetin dhe bashkë me dy pasagjerët tentoi të largohej në zonën e pyllëzuar në teren malor.
Shërbimet e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e dy pasagjerëve, shtetasit E. I. dhe D. Zh, ndërsa drejtuesi i mjetit mundi të largohej. Shtetasi E. D. u shpall në kërkim dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistet për Hetimin e Narkotikeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I. dhe D. Zh., si dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”./TCH
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...