Google ADS

Trafik “i çmendur” në autostradën Fushë-Milot, kosovarët drejt plazheve të veriut

11:52 | 8 Gusht 2022
arbresh.info

Që prej mëngjesit të sotëm paraqitet trafik i rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit. Ky trafik i rënduar vjen për shkak të fluksit nga sezoni turistik.

Pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, duke zgjedhur plazhet e Lezhës. Kjo ka sjellë edhe trafik të rënduar kryesisht nga Miloti në drejtim të Lezhës. Report Tv sjell pamje nga trafiku, ku duket radha e gjatë e automjeteve.

Patrullat e qarkullimit rrugor janë vendosur në disa pjesë të këtij aksi, për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme