Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 7 të arrestuar

11:07 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Pesë të arrestuar në Itali dhe dy Shqipëri është bilanci i operacionit “Affari di famiglia”, që ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare të narkotrafikut.

Banda vepronte në Belgjikë, Itali e Shqipëri. Grupi i krimit të organizuar sipas mediave italiane, është zbuluar falë hetimeve për përgjimet telefonike, ambientale, dhe shërbimit në territor. Në vazhdën e hetimeve janë dokumentuar 6 raste të transportit të 130 kg kokaine, nga të cilat 9 sekuestrime, dhe të ardhura të paligjshme konsiderohen 1.6 milionë euro, prej të cilave 430 mijë euro janë sekuestruar.

Hetimet lindën nga operacioni “La Romana” që në 10 tetorin e kaluar në jug të Italisë. Të arrestuar janë Aleks Boci, 37 vjeç dhe Florian Prendi, 30 vjeç të cilët me ndihmë ndërkombëtare nga Belgjika drejtonin trafikun e drogës nga Amerika e Jugut, në Europën e Veriut dhe kryeqytet, duke shfrytëzuar ‘daljet e sigurta” nga hapësira doganore në Anversa. Droga ishte për “grosistët” italianë, Claudio Cesarini, 46 vjeç dhe Daniele Ferri, 41 vjeç.

Të arrestuar sot janë Edmir Hatija, 41 vjeç, Elidon, 37 vjeç që garantonin transportin e drogës në Itali e më pas dërgonin jashtë paratë e ‘pista”. Sipas hetuesve një pjesë e drogës ishte për Davide Perronace, 43 vjeç./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme