Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli akuzon Partinë Demokratike se ka vepruar me dy standarde në procesin që ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në një intervistë për A2, ajo u shpreh e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim.
“Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra. Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk duhet të çuditesh kur ka disa standarde në procese të caktuara që për mua nuk janë thelbësore, por formale”, tha Jozefina Topalli.
Ajo akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka dobësuar opozitën dhe shtron nevojën e një lëvizje të shqiptarëve për të sjellë ndryshim. Por lëvizje, nuk do të thotë për Topallin krijimi i një partie te re politike.
“Nuk kam dëshirë të hyj apo të krijoj parti politike. Dëshira ime është të krijohet një lëvizje për ndryshim pasi ka një të vërtetë të madhe. Nëse gjërat shkojnë keq duhen ndryshuar”, shtoi ish kryetarja e Kuvendit.
Ndryshim, sipas saj, nuk sjell as rotacioni politik.
“Rotacioni mes tre personave që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin nuk kanë sjellë ndryshim. Është riciklim”, nënvizoi ajo.
Gjatë intervistës, Topalli përsëriti disa herë se kryedemokrati ka bashkëpunuar me kryeministrin për interesa personale përkundër kauzave të opozitës dhe paralajmëroi se nuk do kthehet në PD, sa kohë Lulzim Basha do të jetë në krye të saj.
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja