Ish-kryetarja e Kuvendit, deputetja demokrate, Jozefina Topalli tha se protesta e opozitës është shumë e vonuar dhe tani që ajo ka filluar duhet të gjenden edhe forma të tjera, jo vetëm qëndrimi në çadër.
Intervista u mor nga gazetari i Ora News Everest Dedaj.
Topalli: Mesazhi kishte dy anë të saj. Mesazhi i parë ishte një kundërshti totale e mënyrës së keqqeverisjes deri tanishme dhe mesazhi i dytë ishte ndaj opozitës që ndrysho situatën. Në këtë kuptim është për t’iu përuluar atyre qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes të cilët kanë qënë gati për të reaguar ndaj një degradimi total që po ndodh në shoqërinë tonë në të gjitha fushat. Por mbi të gjitha me atë që po ndodh me shtetin shqiptar që është në pikën më të ulët. Shqipëtarët kanë protestuar ndaj varfërisë, korrupsionit dhe është protestë dhe frikë ndaj lirimit të bandave. Është frikë lirimi i bandës hakmarrja për drejtësi.
Ora News: A është gatshme opozita e gatshme për mesazhin e dytë për të ndryshuar realitetin?
Topalli: E ka për detyrë, përndryshe nuk ka arsye të qëndrojë. Të jesh opozitë në Shqipëri ke një mision të rëndësishëm sepse duhet të konsiderojnë të tjerët për alternativat e qeverisjes dhe ti japësh shpresë dhe besim me seriozitetin më të madh që mos vidhet me ai popull, që të largohet krimi dhe të ndërtohet shtet dhe të votohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të flasësh pas 26 vitesh për votën e lirë është pa aq e trupshme dhe e dhimbshme. Situata larg qëndrësh është e frikshme sa ka qenë në kohën e Enver Hoxhës dhe është detyra e opozitës që ti dalë zot atij që ska bukë. Kjo është përgjigjesia e politikës. Përndryshe nëse nuk e realizon kjo klasë politike është për tu hedhur në kanal.
Ora News: A është e vonuar kjo protestë?
Jozefina Topalli: Sigurisht që është shumë e vonuar, por megjithatë është mundësia për të mobilizuar sepse qytetarët na kanë pri ne, kanë dalë para nesh. Nuk është se nuk ndodh, ndodh që ata dalin para nesh. Ata na kanë treguar që ne jemi këtu gati për të reaguar. Ne duhet ti dalim zot atyre dhe interesave të vendit. Ky është misioni dhe detyra e opozitës.
Ora News: Jeni për radikalizim të protestës?
Topalli: Unë kam qenë përherë. Unë nuk them radikalizim. Unë nuk jam radikale në qenien time, por unë shoh ku po katandiset vendi im dhe në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër: Një lëvizje e fuqishme, një protestë e madhe që duhet shumfishuar në çdo lagje në cdo qytet. Kjo është një prej mënyrave, por ka të tjera pa fund.
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se nuk pret në lëvizjet politike që do të bëjë Ilir Meta, por shpresa e saj është të protestuesit dhe tek qytetarët. Në intervistën për Ora News, Topalli tha se çadra nuk është forma e vetme e protestës, por ka shumë forma të tjera për të bërë presion.
Topalli: Nuk hyj në grupin e njerëzve që rrinë dhe mendojnë skema apo të shikojnë sytë e njërit apo tjetrit. Unë besoj tek qytetarët, tek protesta. Aty nuk kanë qenë vetëm demokratë, kanë qenë me parti pa parti. Njerëzit janë të mërzitur, ndaj dhe është detyra e politikanit për ta kuptuar cfarë dhimbje kanë. Nëse e kuptojmë këtë duhet të mendojmë cfarë duhet të bëjmë nesër, por nuk kemi kohë për të pritur, por duhet të lëvizim në çdo sekondë në çdo vend. Çadra nuk është e vetme ka shumë forma të tjerë protestimi për të bërë presion.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...