Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka sot ditëlindjen.
Me rastin e ditëlindjes është suprizuar ditën e sotme nga disa të rinj shkodranë të cilët i kanë organizuar një festë simbolike.
Por shumë më i veçantë ishte mbishkrimi në tortën e ditëlindjes, ku të rinjtë kishin vendosur “Edhe 100 vite të tjera kontribut për atdhe”, si dhe buqeta e luleve, trëndafil të bardhë dhe blu, simbol i Partisë Demokratike.
E emocionuar pafund nga kjo surprizë që i nisi ditën, Topalli shprehu pa fund falënderime për të rinjtë, që vijojnë të jenë një përkrahje e madhe për të, shkruan oranews.
E kur e pyet për politikën, ajo e ka të pamundur të mos flasë, sepse siç thotë vetë Topalli e ndjek hap pas hapi çdo zhvillim. Vendi sot është në udhëkryq dhe zhvillimet e fundit janë dramatike, prandaj për ish- kryeparlamentaren, sot vendit i nevojitet një revolucion që nis nga kjo klasë politike.
Topalli: Vendi ynë është në udhëkryq. Shoh që varfëria është shumëfishuar. Zhvillimet e fundit janë dramatike për vendin tonë, jo se janë të reja dhe jo se nuk i dinim, por shpërthimi i tyre ka bërë që të humbasë shpresa.
Mazhoranca dhe opozita janë bashkë dhe në Parlament po luajnë një teatër të neveritshëm thotë Topalli. Por a do të kthehet ajo në politikën aktive?
Topalli: Kam ndal hapin për arsye të zhvillimeve që dihen, por nuk jam fare indiferente ndaj politikës. E ndjek çdo minutë, 24 në 24 orë. Ndoshta di më shumë për shkak të pozicioneve që kam pasur dhe e kuptoj edhe më mirë se çfarë po ndodh. Unë dyshoj shumë se ata janë të gjithë bashkë dhe në Parlament luajnë një teatër gati të neveritshëm. Sigurisht që më mungon foltorja dhe jo ajo fitore që është sot në Parlament. Kjo nuk do të thotë se unë jam tërhequr nga Politika.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar