Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar pas situatës së tensionuar që u krijua në Shkodër, kur përfaqësues të PD-së i vunë flakën ambienteve të shkollës Shejnaze Juka.
”Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet”, shkruan Topalli në Facebook.
Statusi i plotë:
Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres. E kunderta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetev.
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së