Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli i ka përcjell një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili po përballet me akuzat për krime lufte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale, në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se është rrënqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndjehet krenare.
Postimi i Topallit:
“I dashur kryetar
Zoti Krasniqi!
Une jam shokuar nga lajmet per akuzat ndaj jush, dhe gjate gjithe ketyre diteve kam menduar gjithe kohen per ate qe po ndodh me Ju!
Une kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj.
Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete!
Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju!
Sakrifica juaj eshte autoriteti me i larte moral!
Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim.
Ju po paguani perseri nje cmim per lirine tuaj e te Kosoves!
Une si shume te tjere , jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare!
Sot jeni me lart se kurre! Une besoj se ju do fitoni edhe kete beteje te padrejte”, shkruan Topalli në letrën e saj.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...