Ajo është një nga figurat që ka spikatur në politikë dhe në parlamentarizmin shqiptar.
E fortë dhe e drejtpërdrejtë, Jozefina Topalli është e para grua në politikë, që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit, një pozicion që gjithmonë ka qenë i drejtur nga gjinia mashkullore. Edhe pse jo më një deputete, ajo vazhdon të jetë herë pas here aktive në jetën publike.
Politikania ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku tha se këto kohë ka parë në distancë politikën shqiptare dhe tregon se ndihet e zhgënjyer.
Tani që e shikoni nga një kënvështrim tjetër politikën shqiptare, çfarë note do t’i vinit? Si ju duket politika sot?
Jozefina Topalli: Kjo periudhë më ka dhënë mundësinë ta shoh politikën në distancë dhe të jem më realiste në vlerësimin e skenës politike shqiptare. Nëse në fillimet e këtij viti unë e ndiqja me interes të veçantë politikën, nuk mund të them se e ndjek më parlamentin e Shqipërisë. Më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Duket se ka rënë dhe më jep një ndjenjë trishtimi.
Ju keni ndërmend t’i ktheheni më politikës?
Jozefina Topalli: Thonë që nuk duhet të thuash kurrë jo, sepse nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsye njerëzore, më shumë se sa politike.
Kur sheh se vendi po braktiset dhe shifrat janë alarmante, thu se ky është vendi ku kemi ndërtuar ëndrrat dhe nuk ka nënë në Shqipëri që do t’i ketë larg fëmijët. Kjo është një arsye e fortë për të bërë diçka për të stopuar ikjen. Është një brez i tërë që ka pikëpyetje. Historia jonë është tragjike në tërësi. Kemi kaluar momente të vështira, por prap kemi patur shpresë.
Nuk kemi zbritur kurrë në dëshpërim. Mua më duket se kjo është hera e parë. Kjo kërkon një analizë të thellë për të zbuluar pse-në. Por unë po përmbledh në tre shtylla kryesore arsyet përse kjo qeveri duhet përmbysur: mjerimi, pamundësia dhe mungesa e shpresës./tvklan
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...