Jozefina Topalli bën një deklaratë të fortë në “Komiteti” duke thënë se pas Bashës, fshihet kryeministri Edi Rama si personi që i jep mbështetje për ta çuar PD-në në situatën e rënduar ku forca më e madhe opozitare gjendet tashmë.
Duke e quajtur një eksperiment të dështuar vendosjen e Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se këtë qëndrim ja ka shprehur hapur edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, liderit historik të së djathtës.
Por e pyetur nga gazetari Berat Buzhala nëse Basha e ka mbështetjen e zotit Berisha për vendimet e marra në PD, duke nisur që nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Topalli ngre pikëpyetje se garancinë në veprimet e tij, ndoshta ja jep edhe kryeministri Edi Rama.
“Ku e gjen garancinë ky njeri që shkel skandencat elektorale, që nuk mbledh Këshillin Kombëtar, i turret dhe komitetit ndërkombëtar gjatë çadrës me një fjalor që unë nuk e kam dëgjuar. Kur s’pranonte të hynte në zgjedhje kam menduar se ka qenë presion, derisa sa kapërcyer skadencën elektorale. Thash nga ky njeri çfare s’mund të presësh. Tha: Unë kisha një zgjidhje tjetër; Të mos hyja në zgjedhje”, thotë Topalli duke cituar kreun demokrat Basha, por këtu zbulon edhe pse ai nuk do merrte pjesë në garën elektorale të 25 Qershorit. Mundësi që Basha sipas saj, e shihte “si derë shpëtimi për kokën e tij, por nga ana tjetër, për të shkatërruar partinë”.
Pyetjes së përsëritur të drejtuesit të emisionit komiteti, nëse është Berisha që e mbështet, Bashën, Topalli ju përgjigj: “Po ndoshta është zoti Rama. Ndoshta është dikush tjetër”.
Ish-kryeparlamentarja thotë se nuk është e zhgënjyer për rezultatin e dobët të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe as për situatën brenda PD-së, pasi e priste nga mënyra e drejtimit të Bashës, e madje e ka paralajmëruar diçka të tillë.
“Nepotizmi është ulur këmbëkryq në PD. Jam ndër të paktët persona që s’jam e zhgënjyer me degradimin e PD-së. Nëse dikush merr peng një forcë politike është alarm për shoqërinë jo vetëm për kryesinë” përfundoi Topalli.
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...