Google ADS

Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter

23:26 | 13 Gusht 2023
E.G

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të diele.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht për Top Channel, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohen pushimet. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme