Një super operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u ndërmor mbrëmjen e 27 nëntorit në Breshia.
Flitet per disa ton hashash e kile kokaine që vinin nga jashtë me destinacion tregun italian. Pas hetimeve disa mujore karabinierët e Breshias në bashkëpunim me prokurorinë lëshuan 20 mandate arresti, 16 prej të cilave të ekzekutuara. 4 persona janë në arrati.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 12 shtetas shqiptar dhe 8 italianë. Ata ishin pjesë e një organizate kriminale që sipas forcave të rendit, importonte kokaine nga Holanda dhe mariuanë nga Shqipëria përmes kanaleve e mekanizmave të ndryshëm.
Në rrjetën e policisë përfunduan trafikantë, ndërmjetës, korrierë e shpërndarës në të gjithë Italinë. Siç mësohet, trafikantët udhëtonin në Europën veriore me avion nga Breshia për ta ngarkuar më pas kokainën në fundin e dyfishtë të automjeteve.
Më pas lënda narkotike mbërrinte në Itali për të furnizuar tregun atje. Kurse hashashi arrinte territorin italian përmes skafisteve, që siç thonë mediat niseshin nga Shqipëria me gomone të mbushura plot. Pasi shkarkohej, droga dërgohej nga korrierët deri në Italinë veriore. Ndërkaq në një operacion tjetër në Katania policia vuri në pranga një shtetas shqiptar e një italian dhe sekuestroi 31 kg hashash.
Autoritetet lokale ishin sinjalizuar se mbrëmjen e 27 nëntorit shtetasit Agatino Piano do t’i dorëzohej sasia e drogës nga korrieri shqiptar Vladimir Kapaj, 41 vjeç, duke i kapur në flagrancë ata./Top Channel/
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...