Deputeti i PD-së Tomor Alizoti komentoi protestën e sotme në selinë blu. Alizoti tha se sot me hyrjen e policisë vdiq politikisht partia dhe tashmë kryetarit nuk i duhet më as godina e as vula. Ai tha se PD-ja sot nuk ka të ardhme me këto figura duke e përcaktuar Berishën dhe Bashën si pjesë të problemit.
Alizoti gjithashtu tha se Basha nuk ka fituar asnjë garë dhe sot nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të tij.
“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Çdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për çfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?
Për çfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokuar.
Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë çdo lloj sfere, jashtë çdo koncepti politik. Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty.
Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi”-deklaroi Alizoti në ABC News.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...