Google ADS

Tomini: Ta vaksinuarit për variolën 85 përqind të mbrojtur nga lia e majmunit

01:29 | 12 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini tha gjatë një interviste televizive se në vendin tonë aktualisht nuk ka raste të dyshuara të pranisë së lisë së majmunit.

Tomini pohoi se të vaksinuarit për variolën janë 85% të mbrojtur nga lija e majmunëve.

“Në vitin 1981 të gjithë janë vaksinuar në Shqipëri me variolën. Të gjithë ata individë janë të mbrojtur në nivel 85% kundrejt lisë së majmunit.

Gjendja febrile, temperatura fillon pa u shfaqur puçrrat apo shoqëron gjatë gjithë kohës, sepse surprizat mund të jenë të ndryshme. Sigurisht që konsolidohet, qoftë dhe shenjat klinike me njohjen e rasteve por në një periudhë 4 ditore që të gjitha sëmundjet infektive e kanë që shfaqet temperature e lartë”, tha Tomini.

Ajo pohoi se nuk ka vend për panik dhe se nuk është e njëjta situatë me Covid 19.

“Nuk duhet të panikosemi sepse nuk është e njëjta situatë me COVID-19.

Survejanca sindromike, qoftë në diagnozën laboratorike kemi eksperienca të mëhershme. Kemi kapacitetet dhe për diagnozën laboratorike dhe të njerëzve. Flitet për raste të para nëse kemi të dhëna të dyshuara. Virusi që shkakton linë e majmunit, i ka në të njëjtin nivel postulat. Në të gjithë trupin, nga pjesa e buzëve, mund të kalojë në pjesët gjenitale, në kofshët. Janë në të njëjtin stad të shfaqjes klinike. Fillojnë me një lëng seroz të pastër, kalojnë në postula me qelb. Ka të njëjtin stad si varicela. Kemi një periudhë të inkubacionit nga 2-4 javë. Periudha para shfaqjes së shenjave të temperaturës, lodhjes, gjëndrave, jemi në një periudhë 3-4 ditore, është infeksioze, deri në momentin që postulat, apo qeskat me qelb, individi është infeksioz, ndaj duhet të izolohet”, tha Tomini.

Lidhur me masat që duhen marr për parandalimin e kësaj sëmundjeje, gjatë intervistës në Neës 24, ajo pohoi se janë të njëjta me ato për COVID.

“I rikthehemi të njëjtave masa, nga higjiena e duarve, vendosja e maskave, sepse mund të ketë dhe infeksione sekondare. Transmetim nëpërmjet postulave nga kontakti i ngushtë mes dy individëve. Gjithë masat që kemi respektuar ndaj COVID, por me një element të shtuar siç është kontakti me lëkurën shtojnë vigjilencën.

Jemi në pritje të sjelljes së elementëve sekondarë. Aktualisht nuk kemi raste të dyshuara për linë e majmunëve. Deri në këto momente nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar”, deklaroi Tomini./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme