Tom Doshi shpallet i pafajshëm

12:57 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Do mund të shijojnë lirinë tre të akuzuarit për “kallëzim të rremë”, Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami.

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, për akuzën “kallëzim të rremë”.

Për të njëjtën akuzë, gjykata dha 1 vit burg për Mark Frrokun. Ish-deputeti do përfitonte reduktim dënimi në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, e gjykata vendosi pezullimin e burgut e konvertimin e tij me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

1 vit burg ka caktuar gjykata e Tiranës për Durim Bamin, personazhin e tretë të çështjes me të njëjtën akuzë “kallëzim i rremë”. Bami përfiton nga gjykimi i shkurtuar, e dënimi i ulet me 8 muaj burg. Por për shkak të qëndrimit të zgjatur në paraburgim, kjo masë i shuhet.

Në Mars 2015, Doshi pretendoi një komplot për vrasjen e tij, të porositur nga Ilir Meta, kryetar i Kuvendit në atë kohë e me ekzekutor të pretenduar Durim Bamin./abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme