Pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit vendosën në favor të familjes së ish-Zonjës së Parë, Odeta Nishani lidhur me truallin ku është ndërtuar kisha e “Shën Piut të X” në Elbasan, Qeveria e Shqipërisë përballë presionit të besimtarëve dhe të autoriteteve kishtare, vendosi shpronësimin për interes publik te këtij trualli dhe kalimin e tij në favor të Kishës.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se pronarët, mes tyre dhe ish-Zonja e Parë, Odeta Nishani do të dëmshpërblehen në vlerën e 70 milionë 960 mijë lekë për truallin me sipërfaqe 5000 metër/katrorë.
Këshilli i Ministrave argumenton se ky vendim është marrë në zbatim të marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Sipërfaqja i kalon fillimisht në pronësi Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do të duhet të paguajë dhe shpenzimet prej 2 milionë lekësh për procedurat e shpronësimit.
E më pas, po kjo ministri do të jetë ajo që do të kryejë të gjitha procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Kishës Katolike Shqiptare.
Debati mbi këtë çështje, prej vitesh ka qenë pjesë e skenës politike, ku nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj Presidentit Nishani për ndikim të tij në këtë çështje.
Por në fund, Qeveria gjeti këtë zgjidhje për të mos prishur Kishën e Shen Piut të X në Elbasan.
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!