Autostrada Tiranë-Durrës nuk është më e sigurt për shoferët që kalojnë në të me automjetet e tyre.
Pranë vendit të njohur si Ura e Fllakës, raportohet se janë hapur dy gropa në mes të asfaltit me gjatësi rreth 1 metër secila, duke rrezikuar seriozisht jetën e të gjithë udhëtarëve që lëvizin në drejtim të Durrësit.
Deri më tani, të paktën 7 automjete kanë përfunduar me goma të çara. Por, problemi nuk mbaron me kaq. Situata është akoma më tepër e rrezikshme pasi të gjitha makinat e dëmtuara kanë ndaluar në xhepin e autostradës.
Në pamjet e siguruara nga JOQ tani duket se nuk ka më vend për makina të tjera të cilat me shumë mundësi do të çajnë gomat kur të kalojnë. Raportohet se vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...