Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, pasi një person ka qëlluar me thikë të vëllanë dhe nipin e tij..
Gjithcka ka ndodhur pas një konflikti për pronën.
Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me thike vëllanë F.T, 52 vjeç, dhe nipin A.T, 25 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Njoftimi i policise
Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje
Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T, 25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë