Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak.
Ndërkaq, më 2001 numri i popullsisë së Shqipërisë ishte 3 milionë 69 mijë e 275 banorë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i familjeve është 755.950 dhe një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë.
Ndërsa, numri i popullsisë ka rënë me thuajse 17 për qind, teksa numri i shtëpive është rritur në 70.000. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2023 numri i shtëpive ishte 1 milion e 82 mijë e 529, ndërkaq më 2011 ishin 1 milion e 12 mijë e 400 shtëpi.
Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli, tha për mediat se këto të dhëna do t’iu shërbejnë jo vetëm institucioneve, por edhe studiuesve dhe bizneseve.
“Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë. Hartuesit e politikave, vendimmarrësit, studiuesit, bizneset, mund t’i përdorin për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.”, tha Dhuli.
Një foshnje në repartin e neonatologjisë në Prishtinë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Regjistrimi i popullsisë ofron të dhëna edhe në lidhje me shtetësinë dhe në Shqipëri, 99.4 për qind janë shqiptarë. Si shtetas grek janë deklaruar 23.485 qytetarë, egjiptianë 12.375 dhe 13.507 nuk kanë dashur të deklarohen.
Sa i përket besimit fetar, Shqipëria rezulton me shumicë myslimane, me mbi 1.1 milion banorë, rreth 200.000 banorë janë deklaruar si katolikë, ndërsa 173.000 si besimtarë të fesë ortodokse. Rreth 244.331 kanë zgjedhur të mos përgjigjen në pyetjen se cilës fe i përkasin.
Bashkimi Evropian ka dhënë 4.8 milionë euro grante për INSTAT-in për të mbështetur këtë proces.
Për regjistrimin e popullsisë u angazhuan 7.500 persona. Ky është regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri./rel
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...