Në tjetër person është mbytur ditën e sotme.
Burime nga policia thanë se është mbytur një 49-vjeçar me inicialet A. N., banues në Novoselë.
Burri mësohet se është mbytur në lumin e Vjosës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Dje dhe sot fatkeqësisht ka pasur shumë të mbytur në det.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë.
Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...
Fluksi në pikat kufitare, drejtori i Policisë nga Kakavija: ...