Google ADS

Tjetër aksident me vdekje në rrugët e Shqipërisë

16:49 | 29 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Një person ka humbur jetën në zonën e Kurbinit.

Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjorm, raporton Ora.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë kjo e dielë ka përgjakur rrugët e vendit. Në orët e para të mëngjesit një person humbi jetën dhe 11 u plagosën.

Më i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë.

Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt.

Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.

Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhëtonte drejt pikës turistikë të Brezovicës mbetën po ashtu të plagosur.

Më herët, dy të rinj mbetën të plagosur në aksin Fushë Krujë – Tiranë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Edhe këtu shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

Ndërsa një Elbasan, një 57 vjeçar që udhëtonte me biçikletë u përplas nga një veturë. Dyshimet janë se ai i preu rrugën makinës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Dhjetori ka shkaktuar një bilanc tragjik aksidentesh në rrugë, ku në shumicën e rasteve shkak është evidentuar shkelja e rregullave të qarkullimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme