Google ADS

Tjetër aks rrugor me pagesë, Rama: Tiranë – Durrës kërkon rindërtim dhe zgjerim

15:44 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Teksa prezantoi projektet për qarkun e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt nisin projektet për rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, por edhe rruga e vjetër për në Durrës, dhe Tiranë-Ndroq-Plepa.

“Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë.

Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin.

Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi.

Po diskutojmë sistemin e terminaleve të kroçerave, nuk kemi asnjë. Në Durrës do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme