Klinton Pira, 26-vjeçari që vrau këtë të shtunë të dashurën e tij dhe më pas edhe veten, kishte rreth 2 muaj që kishte ardhur në Shqipëri.
Ora News mëson se ai jetonte në Angli prej tre vitesh, ku ishte njohur dhe me 31-vjeçaren ganeze.
I riu me origjinë nga Dibra kishte kaluar me kamion në shtetin ishullor në mënyrë të paligjshme, ndërsa kishte bërë lidhje martesore me shtetasen Jawsackie Jaboah fillimisht për dokumenta por më pas historia e tyre u kthye edhe në një histori dashurie nga sa provohet përmes postimeve në rrjetet sociale.
Sapo Klintoni mbërriti në Angli 3 vite më parë kishte humbur edhe babain. Zyrtarisht u njoftua si vetëvrasje, por që familjarët dyshuan se ishte vrarë.
Ai ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura. Genci Pira, babai i 26-vjeçarit u njoftua nga policia se ishte gjetur i vetëvarur në zonën e Korçës.
Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje.
Madje edhe i biri para se të shkonte në Angli, udhëtonte drejt Greqisë me të atin ku punonin me sezone kryesisht në bujqësi.
Familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma, pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.
Klintoni i kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë.
Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, ndonëse në polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje për shkak të hasmërisë.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...