Google ADS

Tiranë: Vdes brenda pusit 55-vjeçari, hyri ta pastronte

22:17 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen nga asfiksimi brenda një pusi, në rrugën e Varrezave në Kamëz. Policia e Tiranës është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate në numrin e Emergjencave 112, për një person të pajetë brenda në pus.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 55-vjeçari me inicialet V.V kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.

Policia thotë se grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme