Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në afërsi të një lokali

01:07 | 7 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Shyqyri Brari” në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit me iniciale M. H.

Policia e Tiranës njofton se lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 23:55. Bëhet me dije se shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autori./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme