Tiranë, shpërthim i fuqishëm në një lokal

08:43 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit në një lokal të zonën e ish-bllokut.

Lokali ku shpërtheu lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme