Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krushqi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë htetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në familje” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.
Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme./sot news
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...