3 persona u përfshinë në një përplasje fizike këtë të diel në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Zogut të Zi dhe sipas policisë, shkak u bë gërvishtja e makinave.
“Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishtur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishtur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta. Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...