Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili qarkullonte me armë pa leje, pas denoncimit nga qytetarët.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. C., 21 vjeç, banues në kryeqytete, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./tch
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...