Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e kryeqytetit në zonën më të populluar të saj, atë të ish-Bllokut, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar atje rreth orës 21:50, ndërkohë që nga raportimet paraprake bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku.
Të shtënat pranë një lokali kanë shkaktuar panik mes frekuentuesve të shumtë të jetës së orëve të vona në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa po punohet për rrethanat dhe identifikimin e kapjen e autorëve të ngjarjes./tch
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin