Vetëm në Tiranë nga fondi i përcaktuar prej 8 miliardë lekësh për grantet e meremetimit vetjak të banesave të dëmtuara nga tërmeti përfitojnë rreth 6000 mijë familje.
3082 prej tyre kanë nisur të marrin në sportelet e postës paratë sipas nivelit të dëmtimeve.
“Bashkia e Tiranës ka 5.6 milion dollarë në proçes. Kjo e sotmja është vetëm një pjesë. Bashkia po i bën miratimet me lote”.
Kryebashkiaku i Tiranës thotë se do të nisë shumë shpejt shembja e pallateve të shpallura të pabanueshme në Tiranë, ndërsa sa i takon banesave individuale, këtë jave nis ndërtimi me shtëpitë e para në zonën e Farkës.
“52 pallate janë për prishje, kryesisht janë pallatet në Kombinat dhe në zonën e Kinostudios. Kemi 10 pallate për rikonstruksion, 8 pallate në proçes diskutimi”.
Rindërtimi i pallateve në kryeqytet do të nisë në fund të Shtatorit pikërisht në Vaqarr.
“Besojmë me këtë ritëm që në fund të Shtatorit, në të gjithë zonën e dëmtuar, që nga Tirana deri në Mirditë dhe Rrogozhinë do të kemi punë në terren, me programin e katërt”./tv klan
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...