Një gjueti e ethshme policore po kryhet këtë fundjavë duke ndaluar plot makina luksoze në Tiranë dhe rrethe. E po ashtu, po ndalohen në rrugë e lokale, të rinj që dalin natën.
Policia e Shtetit duke konfirmuar faktin, tha sonte se po vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.
FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.
Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedentë kriminalë apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.
Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...